Sport

Atmosferë elektrizuese në debutimin e Cikalleshit, Traktori shkëlqen me “poker” në transfertë

atmosfere elektrizuese ne debutimin e cikalleshit traktori shkelqen me poker ne transferte
atmosfere elektrizuese ne debutimin e cikalleshit traktori shkelqen me poker ne transferte

Sokol Cikalleshi bëri pasditen e sotme debutimin me skuadrën e Traktorit në elitën e futbollit iranian, në duelin ndaj Havadar. Ekipi i sulmuesi shqiptar triumfoi me rezultatin 0-4, teksa atmosfera ishte vërtetë elektrizuese.

Cikalleshi u hodh në fushë në minutën e 73-të, kur rezultati ishte 0-2, teksa zuri vendin e Hashemnejad që shënoi golin e parë.  

Sulmuesi shqiptar nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës në debutim, gjithsesi arriti të bënte një paraqitje pozitive. Vlen të theksohet fakti se edhe pse ndeshja luhej në transfertë, tifozët e Traktor, kishin mbushur plot e për plot stadiumin, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.  

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts