Shqiperia

Përfshihet nga zjarri kati i dytë i banesës në Berat, dyshimet e policisë

perfshihet nga zjarri kati i dyte i baneses ne berat dyshimet e policise
perfshihet nga zjarri kati i dyte i baneses ne berat dyshimet e policise

Një zjarr ka rënë gjatë natës në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Flakët përfshinë katin e dytë të banesës dy katëshe, në pronësi të shtetasit Sejdin Likollari. 8 personat e kësaj familjeje, që jetonin në këtë banesë, ndodheshin në katin e parë kur kanë pikasur tymin dhe zjarrin. Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, ndërkohë që janë përpjekur edhe vetë të shuajnë flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës, të cilët në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e shpjet të flakëve dhe fikjen e tyre. Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht kati i dytë i banesës, ku jetonte djali i Sejdinit, me bashkëshorten dhe fëmijët. Ndërkohë që dëmet materiale, të shkaktuara në banesë janë të mëdha, burimet në vendngjarje dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Sejdin Likollari deklaron se zjarri mori përmasa të mëdha menjëherë dhe ishte e pamundur ta fiknin, edhe pse u përpoqën vetë me zorra e kova me ujë. Ai pohon se dëmet janë të mëdha dhe se djali me familjen e tij tashmë ndodhet në qiell të hapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts