EKSKLUZIVE/ Mesfushori lezhjan është objektivi i madh, Partizani në bisedime me Laçin

ekskluzive mesfushori lezhjan eshte objektivi i madh partizani ne bisedime me lacin





































Partizanit i duhet klas, forcë dhe fantazi në mesfushë dhe Serxho Ujka është lojtari, i cili besohet se do t’i shtojë këto cilësi në ekipin e kuq.

UJKA

“Panorama Sport” mëson se Partizani po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e liderit të Laçit në sezonet e fundit. Mesfushori nga Lezha prej afro dy sezonesh konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore dhe pas largimit të Maget, profili i tij do të ishte i vetmi që do të kishte kriteret e duhura për të zëvendësuar një si Maget, por edhe për të marrë rol lideri te Partizani.

KONTRATA – 26-vjeçari aktualisht është nën kontratë me Laçin dhe flitet se ka edhe një vit nga skadenca e marrëveshjes. Gjatë kësaj vere emri i tij është lidhur me kalimin në liga më të forta dhe të pasura jashtë vendit, por klubi bardhezi ka pasur pretendimet e veta dhe nuk e ka parë të arsyeshme ta lëshojë “yllin” e vet. Gjithsesi, tashmë merkatoja është në orët e fundit të saj dhe duhet gjendur një zgjidhje për të ardhmen e mesfushorit, i cili mendon se ka ardhur momenti për të bërë një hap më të madh në karrierë.

NEGOCIATAT – Partizani ka nevojë për një lojtar të profilit të tij dhe direkt pas ikjes së Maget, ka hyrë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Ujkës. Të kuqtë janë në bisedime të avancuara me drejtuesit e Laçit për një blerje të mundshme dhe besohet se ky operacion mund të mbyllet me më pak se 100 mijë euro. Vetë lojtari, në kushtet kur transferimi jashtë vendit duket i vështirë në këto ditë të mbetura, do të ishte gjithashtu pro këtij transferimi. Marrëdhënia korrekte mes dy klubeve në vitet e fundit pritet të jetë një shtysë e mirë për finalizimin me sukses të këtij operacioni.

LARGIMI – Pavarësisht se është nën kontratë me Laçin, Ujka nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Armando Cungut në dy javët e para të Superiores, çka është një sinjal se aventura me Laçin mund të quhet e mbyllur tashmë. Ujka ka luajtur rregullisht në tre sezonet e fundit me Laçin, ku u rikthye pas një tjetër aventure në periudhën 2017-2019. Si kurbinas ai numëron 108 ndeshje, 13 gola dhe 19 asiste në 8210 minuta në total.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →