Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS), njoftuan autoritetet të premten.
Ky vend është goditur nga disa sulme të mëdha – përfshirë një në një klub nate në vitin 2017, kur janë vrarë dhjetëra njerëz – përgjegjësinë për të cilat e ka marrë Shteti Islamik.
Bastisjet e fundit u bënë në të gjithë Turqinë, përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh, Stambollin, shkroi ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në platformën sociale X.
Arrestimi i 119 personave këtë javë pason ndalimin e 99 të të dysharve të tjerë në fillim të gushtit.
Që nga rënia e “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të këtij grupi nga Siria dhe Iraku janë vendosur në Turqi.
Autoritetet turke kanë thënë se që nga qershori i vitit 2023 janë arrestuar më shumë se 3.600 persona për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co