Kosova

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin”- Zbardhet takimi i ministrit Pirro Vëngu me kryeministrin Kurti: Vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes dhe stabilitetin rajonal

sot ne kosove per te folur per ato ura qe na lidhin zbardhet takimi i ministrit pirro vengu me kryeministrin kurti vendosem theksin ne forcimin e bashkepunimit ne rrafshin e mbrojt

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu është pritur në një takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.



pirro vengu albin kurti

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Vengu thotë se kanë diskutuar për “ato urat që lidhin dy vendet”.

Po ashtu sipas ministrit, ata kanë vendosur theksin në “forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Postimi i plotë

Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts