Bota Sport

Reali u ndal nga Las Palmas, Ançeloti: Nuk ka justifikime, duhet të gjejmë një zgjidhje

reali u ndal nga las palmas anceloti nuk ka justifikime duhet te gjejme nje zgjidhje





































Një tjetër mbrëmje e keqe për Realin dhe Ançelotin. Trajneri i “Los Blancos” ka theksuar se diçka nuk po shkon si duhet në skuadër gjatë konferencës për shtyp pas barazimit në Las Palmas.

anceloti3

“Pjesa e parë ishte një pjesë e parë e keqe, ishte e vështirë për ne të gjenim hapësira, ishte e vështirë të rikuperonim topin, të ekuilibronim… gjithçka që na ndodhi kundër Majorkës. Ne duhet të kërkojmë një zgjidhje të shpejtë dhe mendoj se do ta gjejmë atë”, deklaroi fillimisht italiani.

Më pas ai është ngacmuar për pikët e lëna deri më tani.

“Është e vështirë për ne të kërkojmë soliditetin e vitit të kaluar, nuk duhet të kërkojmë justifikime, kalendari është i ngjeshur dhe duhet të gjejmë shpejt një zgjidhje. Të dielën kemi një tjetër takim kundër Betisit. Duhet të jem më i qartë në strategjinë në fushë për t’i dhënë qartësi lojtarëve”.

Duke analizuar më tej takimin, Ançeloti përmendi defektet e ekipit.

“Po luajmë ngadalë, nuk ka lëvizshmëri, topi arrin te sulmuesit kur ekipi rival është i mbyllur, e kemi të vështirë të gjejmë hapësira mes rreshtave… Problemi është fare i qartë, ne duhet të gjejmë një zgjidhje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts