Bota

Mashtroi një shtetas dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, policia arreston 43-vjeçarin

mashtroi nje shtetas dhe i mori nje shume te konsiderueshme parash policia arreston 43 vjecarin





































Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Dibër, i cili dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë një shtetasi.

457268978_902649915233688_4377146792370325470_n (1)

Sipas asaj që bën me dije policia, paratë iu morën me qëllim për t’ia dërguar një të afërmi të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë  gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

I mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, një shtetasi, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të shtetasit R.D,  se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe  arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin G.T., 43 vjeç, banues në fshatin Kastriot, Dibër.

Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t’ja dërguar një të afërmi të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë  gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts