Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë në Shkodër, ku një person u vra me armë zjarri.
Mësohet se viktima është Elis Rroshkodoli, i cili sipas informacioneve raportohet se është qëlluar me armë zjarri pistoletë brenda një lokali në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër.
Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit.
Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.
Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorin apo autorët e krimit te rende.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co