Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vironas të Greqisë, aty ku një grua e moshuar, 86-vjeçare është dhunuar barbarisht nga një shqiptar dhe i është grabitur banesa.
E moshuara M.S denoncon se shqiptari i moshës 40-vjeçare, i arrestuar nga policia dhe i identifikuar si Stiljano Arizi, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur në fytyrë dhe trup. Gruaja ka shenja dhune në fytyrë, të nxira të shkaktuara nga Arizi.
Pasi është dhunuar nga 40-vjeçari, gruaja ka arritur të dalë nga banesa dhe ka shkuar te shtëpia e vajzës ku më pas edhe kanë njoftuar policinë.
Ajo rrëfen se dhunuesi kërkonte para dhe sende me vlerë në shtëpi.
E moshuara rrëfen për mediat greke se kishte frikë se shqiptari do ta vriste. “I kam thënë, të lutem djali, a ke nënë? A ke baba? Më hodhi në tokë, kisha frikë se do të më vriste”, rrëfen ajo.
40-vjeçari nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat “grabitje dhe dëmtime të rënda në vazhdimësi”.
Stiliano Arizi është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy ngjarjeve të ndodhur në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43” në Athinë.
Stiliano Arizi rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë.
Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co