Ukraina nis prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi

ukraina nis prodhimin e droneve me rreze te gjate veprimi
ukraina nis prodhimin e droneve me rreze te gjate veprimi

Pavarësisht hezitimit të Perëndimit për t’i dhënë Ukrainës dritën e gjelbër që ta sulmojë Rusinë me raketat me rreze të gjatë të furnizuara nga ajo, shteti i cili po lufton pushtimin rus që më shumë se dy vjet, tashmë po prodhon vetë dronë me rreze të gjatë veprimi.

Prodhimi i tyre po bëhet me një kosto jo shumë të lartë, derisa mbrojtja që nevojitet për t’i rrëzuar ata kërkon shpenzime shumë më të mëdha. Zyrtarë të kompanive që po i prodhojnë ato thonë se strategjia tashmë po krijon dilema të mëdha për Moskën.

Ukraina ka shtuar sulmet e saj me rreze të gjatë brenda Rusisë gjatë muajve të fundit, duke lëshuar një sërë dronësh në të njëjtën kohë, drejt objektivave strategjike, disa herë në javë. Objektivat përfshijnë bazat e forcave ajrore, depot e naftës dhe municionit, si dhe qendrat e komandës, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →