Tre ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj për kocka të forta

tre ushqimet qe duhet te perfshini ne dieten tuaj per kocka te forta





































Disa i shmangin sepse nuk u pëlqen shija e tyre, të tjerë nuk i preferojnë sepse shkaktojnë një lloj intolerance, por një gjë është e sigurt, ndërsa të gjithë ne rritemi, priremi të konsumojmë më pak produkte të qumështit ose t’i fshijmë plotësisht nga listën e ushqimeve që blejmë.

dieta

Ajo që ne i kushtojmë pak vëmendje, megjithatë, është fakti se produktet e qumështit janë burime të shkëlqyera të kalciumit, një lëndë ushqyese që është thelbësore si për zhvillimin dhe ruajtjen e shëndetit të kockave, ashtu edhe për presionin e shëndetshëm të gjakut, funksionin e muskujve dhe rrahjet e zemrës.

Lajmi i mirë është se kalciumi mund të përthithet nga trupi përmes burimeve të tjera, të cilat mund të jenë më pak të njohura, por që mund të shtohen mirë në dietën tuaj dhe t’ju ofrojnë të gjithë elementët e tyre të mirë.

Cilat janë ato?

Një tjetër shtesë e mirë në menunë tuaj janë perimet, si brokoli, spinaqi dhe bamja, të cilat sigurojnë shumë kalcium për trupin dhe gatuhen lehtë dhe shpejt.

Një burim i pasur kalciumi dhe një ushqim shumë i shijshëm, janë fasulet e bardha, por edhe speciet e tjera që i përkasin kategorisë së kësaj bishtajore.

Bajamet rekomandohen nga shumë dietologë si një arrë super ushqyese dhe jo pa arsye. Sigurisht që nuk duhet ta teproni kur i konsumoni, por mjafton të dini se 23 bajame i japin trupit 75 mg kalcium.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →