Terroristët synonin të vrisnin “sa më shumë njerëz të jetë e mundur” duke përdorur eksplozivë dhe mjete të tjera në një koncert të Taylor Swift në Vjenë në fillim të këtij muaji, tha zëvendësdrejtori i CIA-s, David Cohen, duke shtuar se agjencia amerikane e spiunazhit paralajmëroi autoritetet austriake për sulmin.
Sipas Cohen, sulmuesit, të cilët thuhet se kanë qenë të lidhur me Shtetin Islamik (IS, dikur ISIS), “po planifikonin të vrisnin një numër të madh – dhjetëra mijëra njerëz, duke përfshirë, jam i sigurt, shumë amerikanë – dhe ishin mjaft i avancuar në këtë”.
Ai vuri në dukje se forcat austriake të sigurisë ishin në gjendje të arrestonin të dyshuarit sepse CIA dhe “partnerët në komunitetin e inteligjencës u dhanë atyre informacione se çfarë po planifikonte të bënte ky grup i lidhur me ISIS”.
Komplotuesit thuhet se kishin planifikuar të sulmonin një nga tre koncertet e Swift-it në Vjenë, të cilat ishin caktuar të fillonin më 8 gusht si pjesë e pjesës evropiane të turneut të saj Eras. Megjithatë, shfaqjet u anuluan nga organizatorët e ngjarjes, Barracuda Music, pasi autoritetet i informuan ata për komplotin e prishur.
Sipas zyrtarëve austriakë, i dyshuari kryesor në komplotin e dyshuar u arrestua më 6 gusht, së bashku me një bashkëpunëtor 17-vjeçar. Më 8 gusht, u ndalua edhe një i dyshuar tjetër, 18 vjeç.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co