Shqiperia

36-vjeçari u qëllua me 18 plumba në trup, autori i maskuar/ Çfarë dihet për atentatin që tronditi Shkodrën, 10 vite më parë viktima tentoi të…

36 vjecari u qellua me 18 plumba ne trup autori i maskuar cfare dihet per atentatin qe tronditi shkodren 10 vite me pare viktima tentoi te

Elis Rroshkodol, 36-vjeç u ekzekutua mesditën e sotme në rrugën “Isuf Sokoli”, në zonën e njohur si Zdrale në Shkodër.

BalkanWeb zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë. Viktima është qëlluar me 18 plumba në ambientet e brendshme të një lokali teksa po pinte kafe. Autori mësohet se ka vepruar i vetëm dhe ka qenë i maskuar duke mundur të largohej pa u identifikuar.

Elis Rroshkodoli
Elis Rroshkodoli

Elis Rroshkodol i druhej një atentati të mundshëm vdekjeprurës dhe lëvizte i armatosur. Në çantën e tij policia gjeti një armë zjarri pistoletë të mbushur dhe gati për qitje. 36-vjeçari po qëndronte i vetëm në ambientet e lokalit në lagjen Zdrale kur drejt tij u qëllua me pistoletë. Plumbat e kanë kapur në kokë dhe trup duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dinamika e atentatit
36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba. Dyshohet se është larguar me një automjet, ndërsa policia nuk ka mundur t’i vihet në ndjekje. Vrasësi ka humbur gjurmët me lehtësi.

[embedded content]

E shkuara e viktimës
Elis Rroshkodol është një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese dhe rezulton person me precedent penal. BalkanWeb ka zbuluar detaje në lidhje me të shkuarën e viktimës, i akuzuar për “Vjedhje”, “Plagosje” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Ai ka goditur me thikë një person në Rumani në vitin 2023. I plagosuri rezultoi se ishte pronari i një lokali nate dhe i mbijetoi sulmit. Ndërsa në Belgjikë, Roshkodol akuzohet për vjedhje në vitin 2014.

Gjithashtu, 36-vjeçari ka qenë edhe autor i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër, ngjarje kjo e regjistruar në vitin 2013. Zanafilla e atentatit të sotëm që i mori jetën mendohet se ka lidhje me të shkuarën kriminale të viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts