Luis Hasa ka vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushori me origjinë shqiptare, do të bëhet pjesë e skuadrës s Leçes në Serinë A, duke shtuar kështu koloninë shqiptare te skuadra italiane, pas Ramadanit, Dermakut dhe Berishës. Hasa bëhet kështu shqiptari i katërt në ekipin e parë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, që raportojnë se marrëveshja është arritur dhe Hasa do i nënshtrohet sot vizitave mjekësore.
Hasa kishte dhe një vit kontratë të mbetur me Juventusin dhe verën e ardhshme, klubi bardhezi rrezikonte ta humbiste falas.
Bëhet me dije se klubi bardhezi ka mbajtur 40% të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen të Luis Hasës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co