“Shqipëria është vend i vogël, ka nevojë për miq”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pyetjes lidhur me raportet e mira që ka me pjesëtarë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, edhe me ekipin e presidentit Joe Biden.
I pyetur lidhur me investimin që dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të bëjë në Shqipëri, Rama u shpreh se ai është mik dhe me Kushner edhe me Aleks Sorosin, për të cilët tha se ky është një konfrontim edhe më me “krip”, sesa Biden-Trump.
“Jam mjaft i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq lart, Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq. Meqë ra fjala, jam mik edhe me Jared Kushner edhe me Aleks Sorosin. Është një konfrontim edhe më me “krip”, sesa Biden-Trump”, u shpreh ai.
Rama theksoi se nuk beson në metodën “miku i armikut tim është armiku im”, duke shtuar se ky lloj kategorizimi, nuk është i dobishëm sot, e se njerëzit janë njerëz.
“Të flasësh me njerëzit edhe të mos biesh dakord me ta është shumë më mirë se mos të flasësh më të”, tha ai.
Pjesë nga biseda:
Clemons: Njiheni që keni marrëdhënie shumë të mirë me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por edhe me ekipinin e Bidenin. Si menaxhoni me të dyja anët. Kushner po zhvillon një pjesë të bukur në Shqipëri, mund të bëjë këtë dhe një pasardhës i Biden. Si lundroni në këto personalitete botërore?
Rama: Unë jam rritur në një kohë komunizmi, në një regjim të pamëshirshëm. Komunistët thonin, miqtë e miqve tanë janë miqtë tanë, e armiqtë e armiqve tanë, janë armiqtë tanë. E shoh ndonjëherë këtë që bëhet mënyrë sjelljeje e demokratëve në Evropë, Amerikë. Unë nuk besoj tek kjo, nuk besoj zgjedhjen e miqve në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, besoj se jam kryeministri më i gjatë.
Jam mjaft i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq lart, Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq. Meqë ra fjala, jam mik edhe me Jared Kushner edhe me Aleks Sorosin. Është një konfrontim edhe më me “krip”, sesa Biden-Trump.
Shqipëria është mike edhe me Turqinë dhe me Greqinë. Jam mik me Melonin, ajo përfaqëson të djathtën, u jam dashur tu shpjegoj të mive që nëse shkoj atje, mos të konsiderohem tradhtar. Ky lloj kategorizimi, nuk është i dobishëm sot, njerëzit janë njerëz. Të flasësh me njerëzit edhe të mos biesh dakord me ta është shumë më mirë se mos të flasësh më të.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co