Kryeministri Edi Rama, ka komentuar në forumin “GLOBSEC 2024 marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ku tha se “Shqipërisë i takon që të jetë e dobishme për miqtë”.
I pyetur lidhur me debatet dhe kundërshtitë në BE lidhur më këtë marrëveshje, kryeministri u shpreh se BE konsiderojmë Ursula Von der Leyen, dhe në këtë pikë nuk po thuhet se marrëveshja është e gabuar.
“Nuk është se shumë në BE nuk janë dakord. BE konsiderojmë Ursula Von der Leyen dhe në këtë pikë nuk po thuhet se marrëveshja është e gabuar. Ka shumë progresistë që e konsiderojnë një ide të keqe”, tha ai .
Sipas tij, debatet e krijuara tregojnë se Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme.
“Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha kryeministri.
Edi Rama: Nuk është se shumë në BE nuk janë dakord. BE konsiderojmë Ursula Von der Leyen dhe në këtë pikë nuk po thuhet se marrëveshja është e gabuar. Ka shumë progresistë që e konsiderojnë një ide të keqe. Si i pajtojë këto të dyja bashkë? Nuk më takon mua kjo gjë, mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe Shqipërinë. Jo domosdoshmërish të biesh 100% dakord.
Marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co