Bota

“Nuk jemi pasardhës të Beqir Ballukut”- Protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar, qytetari: Po na falimentojnë bizneset!

nuk jemi pasardhes te beqir ballukut protesta e banoreve ne aksin thumane kashar qytetari po na falimentojne bizneset





































Dhjetëra qytetarë kanë dalë sërish ditën sotme në protestë për rrugën Thumanë-Kashar, të cilët kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugën e re.

1725039638_protestanethumanekashar-transformed

Një prej qytetarëve, në fjalën e tij tha se banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës do reagojnë, deri në plotësimin e kushtit të tyre, pasjen e dalje-hyrjeve në rrugën kryesore.

Ai u shpreh se bizneset e tyre po falimentojnë, ndërsa ka ironizuar duke thënë se ata “nuk janë pasardhës të Kristaq Ramës (babai i kryeministrit Rama) dhe të Beqir Ballukut (paraardhës i ministres Belinda Balluku).

Ndër të tjera, ai u shpreh se ata janë pasardhës të Skënderbeut dhe se do reagojnë, derisa të ketë hyrje-dalje në rrugën kryesore.

“Ne nuk jemi pasardhës të Kristaq Ramës dhe as të Beqir Ballukut. Ne jemi pasardhës të Skënderbeut. Po na falimentojnë bizneset. Të vendosen hyrje-dalje në autostradë, pasi ne do reagojmë deri në zgjidhjen e problemit”, tha banori.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts