Shqiperia

Protesta te ‘Rruga e Shpresës’/ Aktori Malkaj “kunj” deputetëve të PD: Ku jeni? Unë jam sëmurë dhe vij. Pa nxjerrë atë burrin…

protesta te rruga e shpreses aktori malkaj kunj deputeteve te pd ku jeni une jam semure dhe vij pa nxjerre ate burrin
protesta te rruga e shpreses aktori malkaj kunj deputeteve te pd ku jeni une jam semure dhe vij pa nxjerre ate burrin

Aktori Mehdi Malkaj disa ditë më parë u shtrua në spital pas problemeve me zemrën. Ai ka lënë pas problemet shëndetësore dhe mbrëmjen e sotme ka marrë pjesë në protestën për Berishën te “Rruga e Shpresës”

Aktori Mehdi Malkaj te protesta poshtë shtëpisë së Berishës iu drejtua me ironi deputetëve të PD të cilët nuk i bashkohen tubimit.

“Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD, pastaj anëtarëve të PD dhe simpatizantëve, nëse do rrinë rehat edhe do vonë këtu dhe do thonë tre fjalë dhe do ikin… pa nxjerrë atë burrin që është atje nuk ka fitore. Bëni çfarë të doni.

[embedded content]

Edhe një herë anëtarëve të PD, simpatizantë… unë jam simpatizantë dhe vij, po ata nuk duhet të vijnë? Ku janë këta? Unë jam i sëmurë dhe vij. Nëse PD do të vijë në pushtet, unë dua që të vij, atëherë t’i marrin gjërat seriozisht”, ishte mesazhi i aktorit nga protesta e 242-të, poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts