Pas suksesit në Lojërat Olimpike me USA, Steph Curry rinovon edhe me Golden State

pas suksesit ne lojerat olimpike me usa steph curry rinovon edhe me golden state
pas suksesit ne lojerat olimpike me usa steph curry rinovon edhe me golden state

Prej 15 vitesh te Warriors, lojtari më i mirë i finales së olimpiadës Paris 2024,  dhe fituesi i medaljes së artë me kombëtaren amerikane të basketbollit, Stef Kërri ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare për të qëndruar edhe për 3 sezonet e ardhshme në San Francisko. Nga kjo kontratë basketbollisti amerikan do të përfitojë 178 milionë dollarë.

Bashkëpunimi i Stephen Curry dhe Golden State do të vazhdojë ende, të paktën edhe për tre vite të tjera. Përfitimi i basketbollistit amerikan do të jetë prej 62.6 milioni dollarë në sezon dhe 178 milion dollarë për 3 szonet në vazhdim deri në 2026/27. Nga ky bashkëpunim i garantuar do të jetë përcjellja e emocioneve të tjera të jashtëzakonshme në kampionatin e NBA.

Katër herë kampioni i NBA-së, 2 herë lojtari më i mirë i finaleve të 2022, 10 herë All-Star dhe fituesi i medaljes së artë në olimpiadën Paris 2024, përveçse garantimit të spektaklit në basketbollin amerikan do të jetë edhe më vendimtar në punën e tranzicionit midis dinastive veterane fituese të Golden State me brezin e ri të lojtarëve.

Draymond Green, pavarësisht një lojtar me karakter të vështirë, së bashku me Curry do t’u tregojnë rrugën e duhur lojtarëve të rinj në skuadër, Kuminga, Podziemski dhe Trayce Jackson. Megjithatë, tani është e sigurt se deri në fund të pranverës së vitit 2027, San Francisko dhe Golden State Ëarriors do të jenë ende mbretëria e Stephen Curry.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →