Sport

“Ëndrrat t’i bëjmë realitet, sepse jemi Interi”, Marotta flet pas hedhjes së shortit: Nuk fshihemi, por janë mediat që na bëjnë favoritë

endrrat ti bejme realitet sepse jemi interi marotta flet pas hedhjes se shortit nuk fshihemi por jane mediat qe na bejne favorite
endrrat ti bejme realitet sepse jemi interi marotta flet pas hedhjes se shortit nuk fshihemi por jane mediat qe na bejne favorite

Interi mësoi edhe rivalët e tij, në sezonin e ri të Uefa Champions League, i cili do të nis nga 17 Shtatori me një formulë komplet të ndryshme nga ajo që ishim mësuar deri më tani.

Për objektivat e Interit këtë sezon të ri foli edhe Presidenti i ri i Interit Beppe Marotta.

Si janë pritshmëritë e Interit në një Champions me formulë të re?

Formula është absolutisht e re dhe shumë tërheqëse. Të shohim çfarë do të ndodhë sepse emocionet janë ndryshe. Nuk e dimë ende kalendarin, por do të jetë impenjues. E rëndësishme është që të përfaqësohemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të ketë kohë nga një ndeshje në tjetrën dhe na duhet ndoshta edhe pak fat.

Vitin e kaluar fituat kampionatin. Doni të bëheni protagonistë edhe në Champions?

Kjo skuadër është rritur shumë në Itali, por edhe në Europë. Është e vërtetë që vitin e kaluar objektivi kryesor ishte të fitonim titullin e yllit të dytë, por ne jemi Interi dhe duam të gjithë trofetë që ekzistojnë në futboll. Nuk ka një zgjedhje mes kampionatit dhe Champions-it. Duhet të nderojmë fanellën në të dyja kompeticionet. Nëse kemi edhe pak fat, mund të befasojmë. Inzagi ka një organikë të pasur, por të mos kemi panik dhe tension. Duhet thjesht që të sillemi si një klub i madh siç është Interi.

Preferoni që të keni një nisje më të lehtë, apo menjëherë ndeshje të forta si Siti apo Arsenali?

Mund të them që skuadrat që kanë furnizuar më shumë kombëtaret kanë pasur vështirësi dhe do të kenë në vazhdimësi. Do të jenë ndeshje më të vështira me ekipe të forta që në start, por edhe ato që duken të lehta nuk janë të tilla. Çdo rival ka vështirësitë e tij. Champions-i është një kompeticion ku të gjithë do të luftojnë.

Ju ndiheni favoritë?

Më shumë sesa ne janë mediat ato që na bëjnë favoritë. Ne duhet thjesht të jemi të zotët në fushën e lojës.

Mos u fshihni, keni bërë një punë të jashtëzakonshme…

Ne nuk fshihemi. Sigurisht që do të tentojmë të renditemi mes 8 ekipeve të para. Pastaj ndoshta Inzagi nuk e mendon si unë, por duhet që ëndrrat që kemi t’i bëjmë realitet sepse jemi Interi. Duhet që arrogancën ta shndërrojmë në ambicie. Duhet të mbrojmë historinë tonë. Kemi kualitet në skuadër. Nëse nuk ia dalim do të thotë që të tjerët kanë qenë më të zotët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts