Bota

Shembet çatia e kishës, 2 të vdekur dhe 22 të plagosur në Brazil. Momentet e panikut

shembet catia e kishes 2 te vdekur dhe 22 te plagosur ne brazil momentet e panikut
shembet catia e kishes 2 te vdekur dhe 22 te plagosur ne brazil momentet e panikut

Të paktën dy persona u vranë dhe 22 u plagosën kur një çati e kishës u shemb në qytetin brazilian të Recife, tha kryebashkiaku João Campos dhe autoritetet në shtetin verilindor të Pernambuco.

Çatia e kishës u shemb teksa po shpërndahej ushqim për nevojtarët dhe më shumë se 60 persona ndodheshin brenda kishës.

Një burrë 54-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare u gjetën të vdekur nga ekipet e shpëtimit që shkuan në vendin e ngjarjes.

Mes të plagosurve është një e grua e re shtatzënë, si dhe një fëmijë 4 vjeç. Sakaq, shkaku i shembjes po hetohet nga autoritetet. Panele fotovoltaike ishin instaluar në çatinë e kishës javën e kaluar, sipas një raporti nga faqja e lajmeve G1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts