Shqiperia

Dinamika/ Nga targat malazeze të makinës së autorëve, te precedentët e viktimës. Kush është ‘ushtari’ i Bajrave që u ekzekutua dje në Shkodër

dinamika nga targat malazeze te makines se autoreve te precedentet e viktimes kush eshte ushtari i bajrave qe u ekzekutua dje ne shkoder
dinamika nga targat malazeze te makines se autoreve te precedentet e viktimes kush eshte ushtari i bajrave qe u ekzekutua dje ne shkoder

Shkodra u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku në mes të ditës mbeti i vrarë një 36-vjeçar. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër. Shënjestër e këtij sulmi kriminal mbeti Elis Rroshkodoli, i cili thuhet se është qëlluar me një armë me silenciator, në prani të një personi tjetër. Sakaq, nga ndërtimi i dinamikës së ngjarjes nga ana e grupit hetimor, rezulton se atentatorët kanë lëvizur me një mjet me targa malazeze, të cilat ishin vendosur brenda automjetit.

Teksa viktima rezulton të jetë një person me precedentë penale jashtë vendit, kryesisht në Belgjikë, hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes. Sakaq, nga dyshimet e para, viktima ka qenë pjesë e grupit të Bajrajve.

DINAMIKA
36-vjeçari Elis Rroshkodoli, u vra me armë zjarri ulur në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër rreth orës 12.30. I riu ishte i shoqëruar nga një tjetër person në tavolinë, në momentin që pranë tyre u afrua një burrë i maskuar, i cili në drejtim të tij derdhi breshëri prej rreth 18 plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.
Rroshkodoli, dukej se i druhej një atentati të mundshëm, pasi në çantën e tij të dorës iu gjet një pistoletë me fishek në gojë, gati për qitje.

Duke iu referuar skedës së tij penale, në vitin 2023, Elis Rroshkodoli plagosi me thikë një të ri rumun, periudhë në të cilën u arratis drejt Stambollit. Ai u shpall në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen, sherri për të cilën nisi në një qebaptore mes Rroshkodolit dhe pronarit të një klubi nate.
Ndërkohë, në 2014-ën viktima rezulton të jetë arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë. Policia tha se të atin, Kujtim Rroshkodoli, ia kanë vrarë në 1997-ën dhe më shumë se 10 vjet me parë viktima dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër, por policia nuk bën me dije se kush janë të plagosurit.

Ka dyshime se Rroshkodoli kishte kohë që përflitej si i pozicionuar në krahun e grupit të Bajrajve, të cilët u goditën nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme, ‘Metamorfoza’, ku një pjesë u vunë në pranga dhe një pjesë e këtij grupi, që kanë dalë në bisedat e zbardhura të SKY ECC, u shpallën në kërkim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts