Bota Kuriozitete

“E mbajta në krahë tërë ditën…”- Krisje në marrëdhënien mes Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit? Ja si qëndron e vërteta

e mbajta ne krahe tere diten krisje ne marredhenien mes marina vjollces dhe getoar selimit ja si qendron e verteta





































Çifti i njohur i showbizit Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marrëdhënies së tyre. Një story e bërë së fundmi nga reperi Ghetto Geasy ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.

getoar marina vjollca

“E mbajta në krahë tërë ditën/edhe zemër i dhashë “mbahu”/Të nesërmen në fshat kur arritëm/ u tha të tjerëve: “Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë. Kaq ka mjaftuar që dyshimet të ngrihen se mes tij dhe Marinës diçka nuk shkon. Po të vësh re në profilet e tyre në Instagram, prej kohësh mungojnë fotot e tyre si çift.

Ndërkohë, kujtojmë që Marina këtë kohë është parë më së shumti nën shoqërinë e motrës së saj, Luana Vjollcës dhe së bashku kaluan dhe pushime në Jalë. Mirëpo reperi ka vendosur t’u jap fund këtyre aludimeve. Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marinës, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjen. Krahas videos ai shkruan:

“Video nga Marget” ndërkohë që përreth shihet çifti, i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku. Kujtojmë që dyshja e njohur e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën e tyre. Vetë Marina shihet shpesh në projekte të ndryshme televizive si moderatore. Së fundmi ajo prezantoi emisionin “Kampionët” gjatë Kampionatit të Euro2024.

getoar selimi marina vjollca (4)

Ndërsa Getoar Selimi vazhdon me projektet e tij muzikore, bashkëpunimi i tij i fundit ishte me Xhensila Myrtezajn. Dyshja sollën bashkë këngën “Vaj, vaj” e cila numëron shumë klikime. Në fakt, ky çift ka pasur një histori të trazuar, ndonëse për shumë vite janë bashkë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se të shpeshta kanë qenë problemet mes tyre, por me ardhjen e vajzës, kjo histori është stabilizuar, duke bërë që çifti të fokusohet tek rritja sa më e mirë e Marget.

getoar selimi marina vjollca (3)

Ndryshe nga motra e saj, Luana që i ka dhënë fund historisë 8-vjeçare me Krenar Çoçaj, Marina dhe Getoari kanë ditur ta ruajnë martesën e tyre. Shkak për këto thashetheme të ditëve të fundit, duket se kanë qenë debatet e çiftit, por që gjithçka i është rikthyer normalitetit dhe Marina e Getoari janë ende bashkë. Vetëm 2 muaj më parë, reperi i njohur festoi ditëlindjen e tij të 42.

122103413_3693450810675163_4896294469415858348_n

Me rastin e ditëlindjes së tij ai ka marrë shumë urime, por më i veçanti vjen nga partnerja Marina Vjollca, e cila i dedikon fjalët më të bukura reperit. “Sytë e mi ende ndizen sa herë takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos vdesë kurrë. Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua”-ka shkruar ajo. Moderatorja ka folur kohë më parë dhe për jetën e përditshme që ka me artistin, madje duke folur edhe për sherret që kanë si çift. Ajo ka treguar se bashkë me reperin prej vitesh jetojnë në Tiranë, dhe kjo periudhë ka qenë pak e vështirë për Getoarin, i cili nuk shkon dot në Kosovë.

marina-geti

“Unë dhe Geti prej disa vitesh jetojmë në Tiranë dhe nuk është se e bllokova unë Getin të qëndronte këtu gjatë kësaj periudhe. Të them të vërtetën unë si natyrë nuk është se jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka pasur fort ndryshim me momentin e vendosjes në karantinë. Për Getin ka qenë disi më e vështirë se sigurisht me koncertet, çdo fundjavë ai dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Kështu që Geti e ka pasur disi më të vështirë, unë e kam pasur më të lehtë. Në fillim po mendoja ky do të jetë një sekret i çifti tonë, por kur takova çdo çift tjetër, thash ok, s’është problem. Jo, jo jemi si çdo çift shqiptar, kemi pasur edhe debate”, shprehej moderatorja.

E duket se këto debate kanë tronditur edhe njëherë raportin, por edhe këtë herë çifti ia ka dalë që të gjejë rrugën e mirëkuptimit./Gazeta Panorama

getoar selimi marina vjollca (2) marina vjollca marina vjollca (2) marina vjollca marina vjollca4 marina vjollca (2) luana vjollca marina vjollca (1) marina vjollca getoar selimi (7)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts