Bota

Sulm me thikë në një autobus në Gjermani, 3 prej të lënduarve në gjendje kritike

sulm me thike ne nje autobus ne gjermani 3 prej te lenduarve ne gjendje kritike
sulm me thike ne nje autobus ne gjermani 3 prej te lenduarve ne gjendje kritike

Një grua ka therur gjashtë persona në një autobus që ishte drejtuar në një festival në perëndim të Gjermanisë.

Sipas mediave të huaja, Policia ka arrestuar 32-vjeçaren, ndërsa ka thënë se nuk ka dëshmi se ka motiv politik apo fetar për sulmin, 3 nga të sulmuarit janë në gjendje kritike, ka shtuar policia.

Sulmi me thikë ndodhi në Siegen. Autobusi ishte drejtuar për aty dhe në të ishin rreth 40 persona.

Gjashtë personat janë të moshave nga 16 në 30 vjeç, raportoi AP.

Therjet në Siegen ndodhën një javë pas sulmit me thikë në Solingen, ku një ekstremist islamik nga liria akuzohet se vrau tre persona dhe u shkaktoi lëndime tetë të tjerëve.

Policia ka thënë se gruaja e arrestuar ishte shtetase gjermane dhe s’kishte lidhje me migrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts