“Rrezikohet përshkallëzim i situatës”- Mbyllja e strukturave paralele në veri, reagon edhe BE: Qeveria e Kosovës po na shpërfill, nuk janë koordinuar me ne

rrezikohet pershkallezim i situates mbyllja e strukturave paralele ne veri reagon edhe be qeveria e kosoves po na shperfill nuk jane koordinuar me ne





































Pesë objekte të strukturave paralele serbe në komunat në veri janë mbyllur të premten, pas një aksioni të Policisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Franca, Britania e Madhe e shtete të tjera janë shprehur të shqetësuara e zhgënjyera nga ky aksion.

BE Kosove

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se është “i zhgënjyer nga mungesa e vazhdueshme e koordinimit”. Në reagimin e BE-së thuhet se operacioni i Policisë “i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren”.

Në reagimin e tij thuhet se operacioni i Policisë mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

“EULEX-i menjëherë është vendosur atje për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e BE-së.

BE-ja ka theksuar se Kosova “është zotuar për depërshkallëzim”.

“BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Bashkimi Evropian.

BE-ja ka thënë se pret që çështjet e hapura Kosova dhe Serbia t’i adresojnë në dialog.

“Zyrat e mbështetura nga Serbia janë paraparë të adresohen dhe zgjidhen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →