Bota

Ekzekutimi i Elis Rroshkodolit në Shkodër/ Zbardhen të tjera detaje, autorët lëviznin me një makinë me targa të vjedhura në Mal të Zi

ekzekutimi i elis rroshkodolit ne shkoder zbardhen te tjera detaje autoret leviznin me nje makine me targa te vjedhura ne mal te zi




































Prokuroria dhe policia vendore e Shkodrës kanë arritur që të verifikojnë targën e automjetit tip benz nga ku u krye vrasja e shtetasit Elis Rroshkodoli një ditë më parë.

elis rroshkodoli shkoder vrasje

Sipas burimeve targa e automjetit me të cilën autorët lëvizen duke kryer krimin e rëndë mësohet se rezulton e vjedhur në Malin e Zi. Targa e automjetit është vjedhur me datën 5 gusht të këtij viti në shtetin malazez. Kjo është konfirmuar edhe nga komunikimet e policisë shqiptare me atë malazeze. Pronari i automjetit në Malin e Zi ka denoncuar vjedhjen e targës.

Deri një ditë më parë kur ndodhi vrasja nuk është arritur që të gjendet se kush e ka vjedhur targën në shtetin malazez. Pas verifikimeve të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës është konfirmuar se targa e automjetit tip benz ku ndodheshin dy autorët ende të paidentifikuar i përket pikërisht makinës në Malin e Zi ku u vodh më 5 gusht të këtij viti.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së shtetasit Elis Rroshkodoli që u qëllua me 18 plumba një ditë më parë në unazën perëndimore të Shkodrës teksa po pinte kafe i vetëm në lokal.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts