Bota

“Asnjë interes për ta pasur Rusinë partnere”- Rama: Solidariteti me Ukrainën, i natyrshme! Çfarëdo mosmarrëveshje me fqinjët nuk mund të zgjidhet duke dërguar ushtri

asnje interes per ta pasur rusine partnere rama solidariteti me ukrainen i natyrshme cfaredo mosmarreveshje me fqinjet nuk mund te zgjidhet duke derguar ushtri





































Për kryeministrin Edi Rama, Rusia nuk ka ndryshuar nga Bashkimi Sovjetik, ndaj sipas tij nuk ka pasur asnjë interes për ta patur si partnere.

edi rama

Sipas kryeministrit Edi Rama  Shqipëria është i  vetmi vend në Evropë që që nga viti 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë në Rusi dhe as nga Rusia në Shqipëri.

Solidariteti ynë më Ukrainën është gjëja më e natyrshme- tha Rama-ndërsa theksoi se çfarëdo mosmarrëveshje me fqinjët nuk mund të zgjidhet duke dërguar ushtri.

“Më duhet të them që për ne u rritën në një vend ku Praga dhe Uashingtoni  ishin njësoj. Na thuhej që të dyja palët, imperializmi amerikan dhe social imperializmi sovjetik janë i njëjti djall. Kështu që duhet të mbeteshim me Stalinin edhe pasi Rusia hoqi dorë nga Stalini. E mësuan në kurriz që nuk ka as interes dhe as nevojë të shohësh Rusinë si aleat a partner tonin për aq kohë sa në Rusi ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit, nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Evropë që që nga viti 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë.

Solidariteti ynë më Ukrainën është gjëja më e natyrshme. Është e paimagjinueshme që në botën tonë, çfarëdo mosmarrëveshje me fqinjët nuk mund të zgjidhet duke dërguar ushtri”, tha nder të tjera Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts