Bota

“Ndihem krenar me dy nordikë”- Rama batuta me homologun e Danimarkës dhe Presidentin e Finlandës: Jeni ‘makinë elektrike’! Zakonisht më ulni në ‘lokomotivën me avull’ me njerëz nga Ballkani

ndihem krenar me dy nordike rama batuta me homologun e danimarkes dhe presidentin e finlandes jeni makine elektrike zakonisht me ulni ne lokomotiven me





































Kryeministri Edi Rama e nisi me batuta diskutimin me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb gjatë fjalës së tij në aktivitetin “GLOBSEC 2024” që zhvillohet në Pragë.

edi ramaa

Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se zakonisht e vendosin në panel me njerëz nga Ballkani, por sot e kanë vendosur me dy nordikë dhe për këtë tha se ndihet krenar.

“Para se ti përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se cfarë menduat kur më vutë pranë këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani, me 5-6 njerëz., ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndihem shumë i nderuar. Jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Evropë.

E kuptoj që u ndjetë shumë vetëm në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur pak temperaturën këtu”, tha Rama mes batutave.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts