Rishikimi i buxhetit, Teliti: I duhej forcimit të shtetit policor para zgjedhjeve

rishikimi i buxhetit teliti i duhej forcimit te shtetit policor para zgjedhjeve
rishikimi i buxhetit teliti i duhej forcimit te shtetit policor para zgjedhjeve

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak në PD, Dorjan Teliti, në një deklaratë për mediat, u shpreh se rishikimi i buxhetit nuk adreson asnjë problematikë reale dhe nuk mbështet as biznesin e as prodhuesit, as pensionistët dhe as shtresat në nevojë.

Ai deklaroi se ndryshimet nuk i duheshin askujt përveç forcimit të mëtejshëm të shtetit policor, sidomos në periudhën parazgjedhore.

DEKLARATA:
Të nderuar qytetarë!
Dy ditë më parë, na u prezantua buxheti i rishikuar i vitit aktual. Për kë ishin këto ndryshime në buxhet? Cilat sfida, halle dhe probleme adreson? A vjen në mbështetje të biznesit te vogël e të mesëm, sipërmarrjes dhe prodhuesve?
Jo, nuk flet fare për ta. Zero paketa mbështetëse, asnjë lehtësim tatimor.
A vjen ky buxhet në ndihmë të pensionistëve dhe shtresave në nevojë?
Jo, mundohen të gënjejnë shqiptarët me gjysma gjeli në fund vit dhe me gjoja indeksime pensionesh, duke refuzuar vendosjen e minimumit jetik, propozim të cilin PD e ka dorëzuar në Kuvend që prej qershorit.
Për më tepër kanë vendosur që të ulin me 1.2 milionë euro fondin vjetor për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë.
A vjen ky buxhet në ndihmë të ish të përndjekurve politike? Jo!
Po kujt i duheshin atëherë këto ndryshime në buxhet?
I duheshin forcimit të mëtejshëm të shtetit policor, sidomos në këtë periudhë parazgjedhore, ku qeveria do rrisë me plot 500 numrin e efektivëve në terren.
I duhej pronarĂ«ve “de jure” dhe “de facto” tĂ« koncesioneve qindra milionĂ«she, tĂ« cilĂ«ve financimi jo vetĂ«m qe nuk u preket ndonĂ«se disa procedura janĂ« tashmĂ« nĂ« hetim dhe gjykim, por u rritet, dhe janĂ« kĂ«ta tĂ« parĂ«t qĂ« paguhen sapo fatura u shkon pĂ«r likuidim nĂ« degĂ«n e thesarit.
I duhej luksit qeveritar, që tashmë kanë vendosur ta rrisin e të shpenzojnë edhe 50 milionë euro shtesë për shpenzimet e tyre operative. Sikur të mos mjaftonin këto para, kanë rritur edhe me 1.7 milionë euro fondin vjetor për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionet luksoze të vilave qeveritare.
I duhej miqve ndĂ«rtues tĂ« procesit tĂ« rindĂ«rtimit, tĂ« cilĂ«t pasi morĂ«n tendera shumĂ« milionĂ«she euro pa garĂ« dhe me procedura tĂ« pĂ«rshpejtuara e ne kufi tĂ« fondit tĂ« fryrĂ« limit, me premtimin se procesi i rindĂ«rtimit do pĂ«rfundonte brenda njĂ« apo dy viteve tĂ« para-ndonĂ«se jemi nĂ« vitin e pestĂ«- qytetarĂ«t ende s’kanĂ« hyrĂ« nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre, kĂ«ta ndĂ«rtues do marrin edhe 20 milionĂ« euro shtesĂ«, nga bujaria e qeverisĂ« me paratĂ« e taksapaguesve shqiptarĂ«.
I duhej shiritave elektorale për zgjedhjet e ardhshme, ku tafmaja e madhe për të hapur sa më shumë tendera mbizotëron ndaj financimit të projekteve në vazhdim, duke i lënë ende të pambyllyra projekte të rëndësishme si Rruga e Arbrit apo Unaza e Tiranës.
Për më tepër, në një akt terësisht në shkelje në normave të shëndosha të menaxhimit financiar, qeveria i ka hapur rrugën tenderimeve të vitit të ardhshëm që ato të fillojnë procedurat që në shtator të këtij viti, ndonëse buxheti i vitit 2025 do vijë për diskutim në Kuvendin e Shqipërise në nëntor të vitit koherent.
Të dashur qytetarë,
Asnjë përmiresim per ju në buxhet, gjithçka per pasurimin e mëtejshëm te Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit.
Me çdo mjet demokratik, Partia Demokratike ju fton të reagoni kundër abuzuesve dhe çdokujt që e trajton buxhetin e shtetit si pronë private, jo si një instrument për të përmirësuar jetesën e çdo shqiptari.
O sot, o kurrë!
Ju faleminderit!

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →