Bota Kuriozitete

FOTOT/ Si pushonin VIP-at dikur! Ylli Limani me shokët, Beatrix në plazh para operacioneve dhe famës! Ndërsa Fjolla Morina dhe Fifi…

fotot si pushonin vip at dikur ylli limani me shoket beatrix ne plazh para operacioneve dhe fames ndersa fjolla morina dhe fifi





































Rrjetet sociale sot janë bërë porta më e mirë për të ‘përgjuar’ se çfarë po bëjnë personazhet e njohura të ekranit.

vipat

Natyrisht që edhe vetë ata e përdorin si një platformë për të qenë sa më pranë publikut. Por në rrjete sociale, janë ata që zgjedhin se çfarë të publikojnë, duke na treguar, si çdo njëri nga ne, anën e tyre më të mirë. Ama disa vite më parë, paparaci ynë dinte se ku ti gjente, për ti sjellë ashtu si janë, pa filtra, pa secrete.

Le të rikujtojmë edhe njëherë disa prej fotove të tyre të viteve më parë, në plazh, ashtu si shpesh ehrë ata nuk do të donin të shfaqeshin.

NEVINA SHTYLLA

Ishte vera e vitit 2019, ku Nevina Shtylla u kap mat për herë të parë me të dashurin e saj. Ajo dhe Arbër Myftari, kishin zgjedhur jugun e vendit për të shijuar disa ditë romantike larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, paparacit tonë nuk i kanë shpëtuar, duke sjellë fotot seksi nga bregu i detit. Ky çift, vijon dhe sot të jenë së bashku dhe të jetojnë këtë histori dashurie larg syve të kureshtarëve. Ndonëse kanë kaluar 5 vite nga këto foto, ajo vijon sërish që në rrjetet sociale të publikojë foto e vetme, duke zgjedhur që të fokusohet vetëm tek karriera dhe jo tek jeta private.

nevina shtylla (1) nevina shtylla (2) nevina shtylla (3) nevina shtylla (4) nevina shtylla (5) nevina shtylla (6) nevina shtylla (7) nevina shtylla (8) nevina shtylla (9)

FIFI

Prej vitesh ajo është ndër artistet më të dashura për publikun. Me natyrën sportive që ka dhe zërin, Fifi ia ka dalë që ta ruajë simpatinë e publikut. Vite më parë, edhe këngëtarja kosovare, zgjidhte që punën ta alternonte me pushimet. Teksa në darkë këndonte, gjatë ditës, ajo zgjidhte që të shijonte bregdetin. Pak vite më parë, paparaci ynë ka mundur ti shkëpusë këto foto, ku Fifi shijonte bregdetin e jugut së bashku me shoqërinë. Ndërkohë që gjërat kanë ndryshuar sot për artisten, ku kohën e lirë ia dedikon tërësisht partnerit dhe vogëlushit të tyre.

fifi (1) fifi (2) fifi (3) fifi (4) fifi (5) fifi (6) fifi (7) fifi (8) fifi (9) fifi (10) fifi (11) fifi (12) fifi (13)

FJOLLA MORINA

Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuara për Fjolla Morinën. Pas problemeve me ish-partnerin, Fisnik Syla, artistja përfundoi edhe në psikiatri. Por disa vite më parë, krejt ndryshe ishte jeta e këngëtares nga Kosova, ku identifikohej si një ndër fermat më seksi të shoëbizzit. Ashtu edhe si duket në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, Fjolla pushonte super seksi në plazhet e jugut. Së bashku me shoqërinë ajo gjente kohë, që veç muzikës edhe të bënte disa ditë plazh. Me bikini minimalisht dhe me disa kile më parë, sigurisht që ajo rrëmbente vëmendjen e të gjithëve pranë saj.

fjolla morina (1) fjolla morina (2) fjolla morina (3) fjolla morina (4) fjolla morina (5) fjolla morina (6) fjolla morina (7) fjolla morina (8) fjolla morina (9) fjolla morina (10) fjolla morina (11) fjolla morina (12) fjolla morina (13) fjolla morina (14) fjolla morina (15)

BEATRIX RAMOSAJ

Që pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother, Beatrix është një ndër emrat më të lakuar në media. Por disa vite më parë, ajo ishte thjesht një vajzë e ëmbël që po tentonte fort për t’u bërë pjesë e showbizzit. Me disa këngë dhe me një natyrë disi më të tërhequr, këngëtarja pak përflitej në treg. Në atë kohë, ajo është fotografuar nga paparaci ynë, duke na sjellë anën e Beatrix si një vajzë e ëmbël. Para operacioneve plastike dhe famës së madhe, artistja dukej shumë ndryshe. Sot me forma goxha më të përmisuara dhe me disa ndërhyrje që ajo vetë i ka pranuar, pushimet e saj janë edhe më sensuale.

beatrix

YLLI LIMANI

Ndonëse është një ndër emrat më të dashur për publikun, pak dihet për jetën e tij private. Ylli Limani ka preferuar që mos të ndajë asgjë me ndjekësit në Instagram, duke u fokusuar vetëm tek karriera muzikore. Edhe sot, teksa e shohim të pushojë buzë detit, Ylli është fotografuar vetëm në shoqërinë e miqve të tij, asnjëherë pranë ndonjë partnereje. Por e tillë ishte tabloja edhe disa vite më parë. Papraci ynë e ka fotografuar këngëtarin teksa ka qenë duke bërë një gjumë të vështirë. Themi të vështirë, sepse Ylli ishte shtrirë mbi gurë, duke mos qenë aspak komod. Pranë tij, edhe atëherë qëndronin vetëm shokët, duke mos u parë i shoqëruar me një femër.

ylli limani

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts