Ministria e Tregtisë e Türkiyes ka bërë të ditur se vendi renditet i pari në mesin e vendeve të G20-tës për sa i përket rritjes së eksporteve të shërbimeve në tremujorin e dytë të këtij viti krahasuar me atë të mëparshëm, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e ministrisë turke thuhet se është publikuar raporti statistikor i Organizatës për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (OECD) për tremujorin e dytë të vitit 2024.
Sektori i shërbimeve zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e Türkiyes për shkak të vëllimit të eksporteve.
“Turqia renditet e 22-ta në eksportet e shërbimeve me 101.7 miliardë dollarë, (respektivisht) një pjesë prej 1,29 për qind në eksportet botërore të shërbimeve”, njoftoi ministria turke.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, eksportet e shërbimeve të Türkiyes u rritën me 9,5 për qind në baza vjetore duke arritur në 47.2 miliardë dollarë, ndërsa importet e shërbimeve u rritën me 11,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 23.1 miliardë dollarë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co