“Mbylli çështjen McGonigal kur tha…”/ Hila: Mesazhi i sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken në Tiranë për opozitën

mbylli ceshtjen mcgonigal kur tha hila mesazhi i sekretarit amerikan te shtetit blinken ne tirane per opoziten
mbylli ceshtjen mcgonigal kur tha hila mesazhi i sekretarit amerikan te shtetit blinken ne tirane per opoziten

Duke komentuar vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, analisti Dritan Hila i ftuar në “Open” në News 24, tha se ai dha disa mesazhe

“Amerika nuk mund të demokratizojë të gjithë botën dhe të çojë ushtri dhe të përmbysë regjime. Përballë “Vëllezërve Myslimanë” në Egjipt preferojnë Al Sisin. Përballë një udhëheqësi nacionalist ekstremist, preferojnë Erdoganin. Nuk luajnë me të njëjtat standarde. Me Orbanin luajnë me standarde të tjera. Ndalimi vetëm në Tiranë dhe më pas ikja, është tregues i një pike stabiliteti në rajon. Deri vonë ka qenë NATO-ja.

Tirana po fiton peshë sidomos pas vizitës së udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe tani të Blinken. Hillary tha është një diplomaci që funksionon dhe ndërkohë që takoi edhe kryetarin e opozitës që ishte Edi Rama.

Edi Rama është një udhëheqës i shkëlqyer, mbylli çështjen McGonigal dhe tregoi kush është referenti i tyre në Shqipëri. Thika e futur në mishin e opozitës me non gratën e rrotulloi dhe tha kam takuar mjaftueshëm. Ky ishte një sinjal edhe për Bashën dhe tha nëse nuk je njeri i rëndësishëm nuk ekziston”, tha Hila.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →