Bota

Bashkëshorti tentoi ta djegë me benzinë, si ndodhi ngjarja e rëndë në Korçë? 31-vjeçarja ishte duke u kthyer nga puna kur… Pas ndarjes e reja jetonte me nënën dhe dy fëmijët e mitur

bashkeshorti tentoi ta djege me benzine si ndodhi ngjarja e rende ne korce 31 vjecarja ishte duke u kthyer nga puna kur pas ndarjes e reja jetonte me nenen dhe dy femijet e mitur





































Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili tentoi të djegë me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafili me të cilën ishte në një proces divorci dhe jetonin të ndarë.

12333

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme  (31 gusht), teksa 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Ajo është ndaluar nga Bledari pak metra larg banesës ku jetonte me nënë e saj dhe dy fëmijët e mitur  3 dhe 5 vjeç pas ndarjes  me 45-vjeçarin dhe ky i fundit i ka hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

E dëmtuara pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Korcës është nisur drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.

Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.

Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts