Integrimi në BE, Vjosa Osmani: Kur nuk ke barazi në proces negociues, askush s’duhet të ëndërrojë për rezultate

integrimi ne be vjosa osmani kur nuk ke barazi ne proces negociues askush sduhet te enderroje per rezultate
integrimi ne be vjosa osmani kur nuk ke barazi ne proces negociues askush sduhet te enderroje per rezultate

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se negociatat me Serbinë kanë ngecur sepse shtetet nuk po trajtohen barabartë.

Ajo ka përmendur zotimet e papërmbushura nga Serbia të dala nga procesi i dialogut, teksa ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrat e veta.

“Nëse shohim listën e zotimeve që Serbia nuk i ka përmbushur… është shumë shumë e gjatë, do të na duhej deri nesër që ta lexonim. Është e lehtë ta konfirmoni, mos besoni interpretimin tim. Zgjidhni cilëndo marrëveshje, qoftë marrëveshja për lëvizje të lirë, marrëveshjen për njohjen e diplomave, njohjen e dokumenteve të tjera e të tjera, asnjëra nuk janë zbatuar, as ajo që obligon Serbinë që t’i largojë strukturat paralele ilegale nga Kosova, por fillimisht në veri. Por çfarë ka ndodhur është se në vend të heqjes së tyre, Serbia i ka forcuar vazhdimisht në atë masë sa këto struktura ilegale janë kthyer në banda mafie dhe janë kthyer në rrezikun më të madh për serbët e veriut”, ka thënë ajo nga samiti i sigurisë në Pragë.

Osmani ka theksuar se pavarësisht veprimeve të Serbisë dhe mospërmbushjes së zotimeve, Kosova po mbahet nën masa.

“Pavarësisht të gjithë kësaj dhe listës së moszbatimit nga Serbia, gjeni cila palë është nën masa të BE. Është pala që është 100% në linjë me BE-në, pala që asnjëherë nuk merr armë nga Rusia, Kina apo Irani, është pala që 95% e popullit të së cilës janë në favor të BE-së, pala që kurrë nuk ka kryer akt agresioni ndaj fqinjëve të saj, që nuk destabilizon fqinjët, që nuk përdor rusët MIG të fluturojë mbi fqinjët e saj, kjo është pala që është nën masa. Është Kosova. Prandaj tavolina është përmbys. Kur nuk ke barazi qysh në themel të çfarëdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që edhe mund të zbatohen në terren”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →