Europa League luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e fazës së 1/16-tave. Në Roterdam, barazim i çmendur 1-1 mes Feyenoord dhe Romës. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Në shtesë, holandezët morën epërsinë me Paixao, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Skuadra e De Rossit insistoi për të vendosur ekuilibrat dhe ia doli mjaft mirë të bëjë diçka të tillë. Një goditje mjaft e bukur me kokë e Lukakut në minutën e 67-të, ishte e pamundur për t’u pritur nga portieri vendas.
Në të 88-tën, portieri shpëtoi Romën nga pësimi i një goli të sigurt. Feyenoord shtoi presionin, madje goditi shtyllën në shtesë, por fati ishte me italianët.
Tashmë ekipi që do kualifikohet do të mësohet në sfidën e kthimit, me 22 shkurt.
Galatasaray-Starta Prague përfundoi 3-2, takim ky i mbajtur në Stamboll dhe i vendosur vetëm në 90+ nga Maurito Icardi. Mesfushori shqiptar i skuadrës çeke, Qazim Laçi u aktivizua titullar, duke luajtur kështu 74 minuta.
Në Conference League spikat Sturm Graz-Slovan Bratislava, me skuadrën austriake që merr një sukses të rëndësishëm 4-1 në aktin e parë, për të shkuar kështu e qetë në takimin e kthimit. Në sfidat e tjera, Olympiacos mundi 1-0 Ferencvaros, me golin e El Kaabi.
Europa League:
Feyenoord 1-1 Roma
Galatasaray 3-2 Sparta Prague
Shakhtar 2-2 Marseille
Young Boys 1-3 Sporting
Conference League:
Molde 3-2 Legia
Olympiacos 1-0 Ferencvaros
Union SG 2-2 Frankfurt
Sturm Graz 4-1 Bratislava Slovan
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co