Bota Sport

VIDEO/ Duel emocionues me 4 gola! Milani ngec edhe ndaj Lacios, kuqezinjtë kanë harruar si fitohet në kampionat

video duel emocionues me 4 gola milani ngec edhe ndaj lacios kuqezinjte kane harruar si fitohet ne kampionat





































Milani duket se ka harruar si fitohet në kampionat! Kuqezinjtë e trajnerit Fonseka, nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në duelin e javës së 3-të të Serisë A, teksa duhet të presin ende për të provuar shijen e fitores në këtë sezon. 

milan 2-2

Kuqezinjtë shënuan të parët me Pavloviç në minutën e 8-të, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. 

Në fragmentin e dytë të lojës vendasit shënuan 2 herë me Kastelanos dhe Dia në minutat 62 dhe 66 duke përmbysur përkohësisht rezultatin, teksa për të shmangur humbjen mendoi Rafael Leao në minutën e 72-të. 

Për sa  i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai u aktivizua në minutën e 90-të të sfidës.  Duelin e radhës Milani do e luajë në shtëpi ndaj Venecias, ndërkohë që Lacio pret Veronën.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts