Shqiperia

Bie zjarr në vend-grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës/ Tymi mbulon zonat e banuara

bie zjarr ne vend grumbullimin e mbetjeve urbane ne kukes tymi mbulon zonat e banuara
bie zjarr ne vend grumbullimin e mbetjeve urbane ne kukes tymi mbulon zonat e banuara

Mëngjesin e sotëm është shfaqur një vatër e madhe zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh. Vatra ka çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër. Ndërsa dy mjete të shërbimit të zjarrfikses së qytetit të Kukësit po luftonin për shuarjen e zjarrit, smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit.

Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët. Ajo është e pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.

Bashkia Kukës vitet e fundit po vuan nga mbetjet urbane, pasi vend-grumbullimi i Kolshit është i vetmi vend për mbetjet urbane si dhe është i tej mbushur.

Prej vitesh është kërkuar ndërtimi i një impianti të përpunimit të mbetjeve në fshatin Përbreg për të zgjidhur këtë problem.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts