Reperja shqiptare, Loredana Zefi feston sot ditëlindjen dhe nuk ka munguar urimi special nga partneri i saj futbollist Karim Adeyemi.
Përmes disa posteve në Istastory, ku ka ndarë foto, mes rreshtave të urimit të futbollistit gjerman ka dhe fjalë në gjuhën shqipe.
“Gëzuar ditëlindjen për shoqen time më të mirë dhe nusen. Të dua më së shumti në botë! Meriton gjithçka”, thuhet në mesazhin e urimit.
Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adeyemin, i cili është 6 vite më i vogël.
Loredana më herët ka qenë në një lidhje me këngëtarin shqiptar, Gramoz Aliu, i njohur ne noftën ‘Mozzik’.
Dyshja kanë bashkë një vajzë, Hanën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co