Kryeministri Edi Rama zhvillon në Dajt mbledhjen informale të qeverisë. Gazetari Osman Stafa, në një lidhje live në News 24 tha se kryeministri do të ketë 8 orë diskutime. Ai tha se në mbledhje pritet që të flitet për projektet e PS, ndryshimet sa i përket drejtuesve të qarqeve dhe për zgjedhjet e 2025.
Osman Stafa: Është një takim, që kryeministri Rama pritet ta zhvillojë në zyrat qeveritare në Dajt. Pritet të marrë pjesë kabineti i kryeministrit dhe drejtues të institucioneve të varësisë. Pritet të marrin pjesë edhe krerët e grupeve të Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë apo kreu i Grupit Parlamentar të PS-së si dhe kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali.
[embedded content]
Pritet një mbledhje e gjatë, do të nisë në 10:00 deri në orën 18:00, ku do ketë grupe diskutimi sa i përket ekonomisë, sa i takon projekteve të PS, planit të saj strategjik. Duket një takim që vjen tetë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare 2025, ku PS ka nisur përgatitjet e saj. Një çështje me interes lidhet me drejtuesit politikë dhe ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin sa iu përket drejtuesve të PS në 12 qarqet e vendit. PS pritet të diskutojë edhe nëse planet e tyre janë realizuar deri tani apo jo.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co