Donald Trump përsërit kërcënimet se do të sakrifikojë aleatët e NATO-s për Rusinë

donald trump perserit kercenimet se do te sakrifikoje aleatet e nato s per rusine
donald trump perserit kercenimet se do te sakrifikoje aleatet e nato s per rusine

Donald Trump ka ripërsërtur kërcënimet për të minuar NATO-n, duke thënë se SHBA nuk do të mbrojë aleatët që nuk do të paguajnë mjaftueshëm për të ruajtur aleancën nëse ai kthehet vitin e ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur në një tubim në Karolinën e Jugut, ish-presidenti amerikan tha se “unë po thosha, ‘Shiko, nëse ata nuk do të paguajnë, ne nuk do t’i mbrojmë ata, në rregull? Dhe Biden, i cili tha, ‘Oh , kjo është aq e keqe. Kjo është aq e tmerrshme’. Jo … askush nuk i paguan faturat. Një nga krerët e shtetit pyeti se “a do të thotë kjo që ju nuk do të na mbroni nëse ne nuk paguajmë faturat tona?” Kjo është pikërisht ajo që do të thotë. Unë nuk do t’ju mbroj”.

Trump ndezi zemërim dhe alarmin javën e kaluar kur tha se do të inkurajonte Rusinë të sulmonte anëtarët e NATO-s, të cilat nuk shpenzojnë për mbrojtjen 2 për qind të GJDP-së, raporton theguardian.

Biden shprehu zemërimin e tij, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën se çfarë mendonte për komentet e Trumpit.

“A mund ta imagjinoni ish-presidentin e SHBA-së ta thotë këtë? E gjithë bota e ka dëgjuar. Gjëja më e keqe është se ai e ka ndërmend ta bëjë. Asnjë president tjetër në historinë tonë nuk është përkulur para një diktatori rus. Më lejoni ta bëj këtë sa më qartë që të mundem. Nuk do ta bëj kurrë. Për hir të Zotit, është marrëzi. E turpshme. E rrezikshme. Joamerikane”, pohoi 81-vjeçari. Në Bruksel, Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se Trumpi me këtë deklaratë kërcënoi se do të “minojë besueshmërinë e NATO-s”.

Sipas Sky News, SHBA shpenzon shumë më tepër se çdo nga 30 shtetet e tjera anëtare për mbrojtjen, me të dhënat e NATO-s që tregojnë se vendi shpenzoi 860 miliardë dollarë në vitin 2023 – që është 3.49 për qind e GJDP-së së saj, një masë e pasurisë totale të një vendi.

Ndryshe, 31 anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord për një objektiv për të shpenzuar të paktën 2 për qind të GJDP-së për mbrojtjen, por vlerësimet e vetë aleancës tregojnë se vetëm 11 vende po shpenzojnë kaq shumë.

Shifra prej 2 për qind përshkruhet si një udhëzues nga NATO dhe nuk është e detyrueshme – megjithëse aleanca thotë se “shërben si një tregues i vullnetit politik të një vendi për të kontribuar në përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes së NATO-s”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →