Bota

Tentativa e 45-vjeçarit për të djegur me benzinë gruan e tij, ministri i Brendshëm: Akt i papranueshëm, dhuna në familje kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet

tentativa e 45 vjecarit per te djegur me benzine gruan e tij ministri i brendshem akt i papranueshem dhuna ne familje kerkon reagim te menjehershem nga institucionet





































Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, e ka cilësuar akt të papranueshëm tentativën e 45-vjeçarit Bledar Trendafili, i cili një ditë më parë ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trendafili, 31 vjeç, me të cilën ishte në proces divorci.

ervin-hoxha-1024x614

Hoxha shprehet se kjo ngjarjen i kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

“Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë”, shprehet ai.

Ndër të tjera, Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë dhunën në familje dhe shtoi se si ministër i Brendshëm “shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar”.

Reagimi i Ervin Hoxhës:

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë.

Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme!

Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës – viktimë e dhunës në familje dje në Korçë – shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje.

52436987_2011249775622615_8938431996493824000_n

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme (31 korrik), ndërsa autori mbetet ende në arrati.

Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, por kjo si duket nuk e ka penguar 45-vjeçarin të bëhet xheloz. Nga hetimet paraprake, dyshohet nga policia se xhelozia ka qenë një motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

31-vjeçarja e cila jetonte me të ëmën dhe dy fëmijët e saj të mitur 2 dhe 5-vjeç, ishte duke u kthyer nga puna, kur është ndaluar pranë banesës nga Bledari.

45-vjeçari, i cili ka lëvizur në këmbë, e ka lagur me një shishe benzinë të renë dhe i ka vënë flakën. Më pas është larguar me shpejtësi. E dëmtuara mësohet se nuk ka qenë e pajisur urdhër mbrojte.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts