Sport

U kërkua nga Barcelona, Nico Williams: Zemra ime është me Bilbaon

u kerkua nga barcelona nico williams zemra ime eshte me bilbaon
u kerkua nga barcelona nico williams zemra ime eshte me bilbaon

Nico Williams ishte një nga emrat më të përfolur në merkato për një kalim te Barcelona, por diçka e tillë nuk ndodhi. Rreth kësaj teme ka folur vetë ai, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Është diçka e mirë kur ekipet e mëdha ju kanë juve në agjendën e tyre, por unë e kam pasur gjithmonë të qartë, unë dëshiroja të mbetesha këtu”.

“Athletic Bilbao është një ndjenjë tjetër që nuk e merrni në klubet tjera. Po shikoj para për të bërë gjëra të mëdha në këtë klub”.

“Kishte oferta nga shumë klube, por zemra ime është me Bilbaon. Unë kam një kontratë këtu, por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë kam qëndruar sepse doja të luaja në Evropë me Bilbaon dhe për këtë isha shumë i emocionuar”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts