EMRI/ Përdhunoi të miturën në Tiranë, kush është 22-vjeçari i arrestuar. Më 2020 plagosi me armë zjarri…

emri perdhunoi te mituren ne tirane kush eshte 22 vjecari i arrestuar me 2020 plagosi me arme zjarri
emri perdhunoi te mituren ne tirane kush eshte 22 vjecari i arrestuar me 2020 plagosi me arme zjarri

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Kevin Cungu është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja. Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15 vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15 vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →