Sport

Kosova U19, lista e futbollistëve për miqësoren ndaj Letonisë

kosova u19 lista e futbollisteve per miqesoren ndaj letonise

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Letonisë, e cila do të zhvillohet më 4 shtator 2024, në Sportpark – Esslingen, Gjermani. Kjo ndeshje miqësore është pjesë e përgatitjeve intensive për kualifikimet e Kampionatit Evropian U19 për vitin 2025, që mbahen në vjeshtë.

Miqësorja kundër Letonisë do t’i shërbejë përzgjedhësit Maliqi si një mundësi e shkëlqyer për të vlerësuar formën dhe gatishmërinë e lojtarëve, si dhe për të krijuar një harmonizim më të mirë mes tyre. Kosova U19 bën pjesë në Grupin 10 për kualifikimet e Euro 2025, ku do të përballet me kundërshtarë të fortë si Spanja e Austria, derisa pjesë e grupit janë edhe Ishujt Faroe.

11
11

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts