Macron: Operacionet në Gaza duhet ‘të pushojnë’, numri i të vdekurve ‘i papranueshëm’

macron operacionet ne gaza duhet te pushojne numri i te vdekurve i papranueshem
macron operacionet ne gaza duhet te pushojne numri i te vdekurve i papranueshem

Në një telefonatë Macron duket se ka ashpërsuar tonin e tij. Udhëheqësi francez shprehu “kundërshtimin e vendosur” të Francës ndaj një ofensive izraelite në qytetin jugor të Gazës, Rafah, duke thënë se kjo “mund të çojë vetëm në një fatkeqësi humanitare ” dhe do të përkeqësojë rrezikun e përshkallëzimit rajonal, sipas një deklarate nga pallati presidencial Elysee.

Udhëheqësi francez theksoi se një marrëveshje armëpushimi duhet të arrihet “pa vonesa të mëtejshme”, duke shtuar se një marrëveshje e tillë duhet “të garantojë mbrojtjen e të gjithë civilëve dhe hyrjen masive të ndihmës emergjente”.

Macron tha se mungesa e aksesit të mjaftueshëm për “një popullsi në një emergjencë absolute humanitare ishte e pajustifikueshme”.

Ai tha se ishte “imperative hapja e portit të Ashdodit” në Izrael në veri të Rripit të Gazës, “një rrugë direkte tokësore nga Jordania dhe të gjitha pikat e kalimit”.

Presidenti francez i kërkoi gjithashtu “kryeministrit dhe të gjithë liderëve izraelitë që të kenë guximin t’u ofrojnë bashkëqytetarëve të tyre një të ardhme paqeje”, të cilën ai beson se vetëm “krijimi i një shteti palestinez” mund ta arrijë”, thuhet në deklaratë.

Të martën, Franca tha se do vendoste sanksione kundër 28 “kolonëve ekstremistë izraelitë” të cilët i akuzon se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Franca do të kërkojë gjithashtu sanksione në nivel evropian, tha ministria e jashtme.

Lufta e fundit në Gaza nisi pasi grupi militant palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë më 7 tetor që rezultoi në vdekjen e rreth 1,160 njerëzve në Izrael, kryesisht civilë, sipas një raporti nga agjencia franceze e lajmeve AFP bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

Militantët gjithashtu morën peng rreth 250 persona, rreth 130 prej të cilëve janë ende në Gaza, sipas shifrave izraelite. Izraeli thotë se 29 nga robërit e mbetur supozohen se kanë vdekur.

Bombardimet e pamëshirshme dhe ofensiva tokësore e Izraelit në Gaza kanë vrarë të paktën 28,576 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territorin palestinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →