Tensionet në veri të Kosovës pas mbylljes së komunave serbe, Lajçak paralajmëron përpjekje për ripërtëritje të dialogut me palëve

tensionet ne veri te kosoves pas mbylljes se komunave serbe lajcak paralajmeron perpjekje per riperteritje te dialogut me paleve





































I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak paralajmëroi një vizitë në Prishtinë gjatë ditëve në vijim për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel, mes shqetësimeve perëndimore për shtimin e tensioneve në veri të Kosovës pas veprimeve të autotiteteve të Prishtinës për shuarjen e institucioneve paralele serbe.

lajcak

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Sllovei për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.”, shkroi zoti Lajçak në rrjetet sociale.

Forumi i Bledit mbahet me dy dhe tre shtator.

Të premten autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, të cilat sipas tyre, “kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Kosova i cilëson institucionet komunale të emëruara nga Beogradi të paligjshme. Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.

Mbyllja nxiti u kritikua menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që tërhoqen vëretjen në atë që e cilësuan vazhdimësi të veprimeve të njëanashme dhe të pabashkërenduara të autoriteteve të Kosovës.

Në fillim të muajit gusht autoritetet mbyllën Postën e Serbisë në veri dhe shpalosën planet për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafikun e makinave, mes kritikave të perëndimit.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë edhe të dielën kryen siç thanë një “trajnim periodik”, mbi atë urë.

Perëndimi kërkon nga Kosova që çështjet që lidhen me situatën në veri të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut në Bruksel. Por, bisedimet 13 vjeçare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kanë shënuar përparime të pakta.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë trysi palëve që të zbatojnë një marrëveshje për të cilën ranë dakord në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

I dërguari evropian Lajçak tha gjatë një debati për të ardhmen e integrimeve evropiane në kuadër të forumit Globsec 2024, se duket që shoqëritë të Kosovës dhe Serbisë nuk janë gati për normalizimin e marrëdhënieve.

“Plus në shkurt do të kemi zgjedhje parlamentare në Kosovë. Pra, do të ishte naive të besohej se mund të prisni përparim para zgjedhjeve. Por, ne duhet të sigurohemi që të shohim një përparim të rëndësishëm në zbatim menjëherë pas zgjedhjeve”, tha zoti Lajçak./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →