Bota

Qindra të vrarë e miliona të zhvendosur/ Lufta më mizore e këtyre ditëve, për të cilën nuk flet kush

qindra te vrare e miliona te zhvendosur lufta me mizore e ketyre diteve per te cilen nuk flet kush
qindra te vrare e miliona te zhvendosur lufta me mizore e ketyre diteve per te cilen nuk flet kush

Lufta në Sudan merr shumë më pak vëmendje sesa konfliktet në Gaza dhe Ukrainë, megjithëse mund të jetë më vdekjeprurëse se të dyja, paralajmëron e përjavshmja prestigjioze britanike The Economist në një raport të madh nga lindja e atij vendi.

Kryeqyteti është shkatërruar, rreth 150,000 njerëz janë vranë dhe trupat janë grumbulluar në varreza të dukshme nga hapësira. Më shumë se 10 milionë njerëz janë zhvendosur dhe uria që kërcënon të mbijetuarit dhe që mund të jetë më vdekjeprurëse se ajo e Etiopisë në vitet 1980.

Me pak fjalë, Sudani po përballet me krizën më të rëndë humanitare në botë, dhe në të njëjtën kohë, vendi është kthyer në një bombë gjeopolitike me sahat. Vendet e Lindjes së Mesme dhe Rusia mbështesin palët ndërluftuese, ndërsa Perëndimi, i preokupuar me vatra të tjera të nxehta, nuk është i interesuar për luftën që tërbohet pranë Mesdheut.

Dhuna në Sudan kërcënon të destabilizojë vendet fqinje dhe të shkaktojë një fluks të ri refugjatësh në Evropë. Përveç kësaj, Sudani ka rreth 800 kilometra vijë bregdetare në Detin e Kuq, kështu që shembja e tij kërcënon Kanalin e Suezit, një arterie kyçe e tregtisë globale.

Palët kryesore në luftë janë ushtria e rregullt, Forcat e Armatosura Sudaneze (SAF) dhe një grup paraushtarak i quajtur Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Asnjëra palë nuk ka një qëllim ideologjik apo një identitet monolit etnik, vëren The Economist. Të dy udhëhiqen nga komandantët e paskrupullt të luftës që po luftojnë për kontrollin e vendit dhe pasurive të tij.

Sudani nuk është i huaj për luftën, kujton The Economist. Ky vend ka qenë në një luftë civile të përhershme që nga pavarësia në 1956. Një konflikt i përgjakshëm përfundoi me shkëputjen e Sudanit të Jugut në vitin 2011. Njëzet vjet më parë, publiku ndërkombëtar protestoi kundër elementeve të gjenocidit. Megjithatë, edhe për ato standarde të tmerrshme, konflikti aktual është tronditës.

Khartoum, dikur një qytet i gjallë, tani është në gërmadha. Të dyja palët po bombardojnë civilë, po rekrutojnë fëmijë dhe uria po përhapet. RSF është akuzuar për përdhunim masiv dhe gjenocid, akuzat që duken të besueshme.

Konflikti në Sudan është kompleks, pa zgjidhje apo anë të qartë që Perëndimi mund të mbështesë për të arritur një paqe të shpejtë. Të dy palët ndërluftuese udhëhiqen nga udhëheqës ushtarakë pa mbështetje të qartë mes qytetarëve.

Perëndimi është i vetëdijshëm për seriozitetin e situatës, por për shkak të këtyre faktorëve mbetet pasiv në rastin e Sudanit.

Forcat e jashtme po e nxisin konfliktin, vëren The Economist. Emiratet e Bashkuara Arabe furnizojnë RSF-në me plumba dhe drone. Irani dhe Egjipti po armatosin forcat e rregullta. Rusia luan të dyja palët dhe dërgon mercenarët e Wagner-it. Arabia Saudite, Turqia dhe Katari po konkurrojnë gjithashtu për ndikim në vend. Secila nga këto forca ka qëllime të kufizuara, nga sigurimi i furnizimeve ushqimore deri te arritja e arit.

Problemi i madh me Sudanin është se sa kaos mund të gjenerojë në vendet fqinje, paralajmëron The Economist. Përkatësisht, Sudani ka kufij poroz me shtatë vende në një gjendje të brishtë që përbëjnë 21 për qind të masës tokësore të Afrikës dhe janë shtëpia e 280 milionë njerëzve. Midis tyre janë Çadi, Egjipti, Etiopia dhe Libia, të cilat po përballen me një fluks destabilizues refugjatësh, armësh dhe mercenarësh.

Për shkak të konfliktit në Sudan, një valë e re refugjatësh pritet në Evropë dhe The Economist kujton se 60 për qind e njerëzve në kampet në Calais, në anën jugore të Kanalit, janë tashmë nga Sudani.

Vendi mund të bëhet një strehë për terroristët ose të sigurojë një bazë për regjimet e tjera të interesuara për të nxitur trazira. Nëse Sudani bie në kaos të përhershëm ose udhëhiqet nga një regjim armiqësor ndaj Perëndimit, ai mund të kërcënojë më tej funksionimin e Kanalit të Suezit, rruga për një të shtatën e tregtisë në botë, kryesisht midis Evropës dhe Azisë. Kanali i Suezit është tashmë në telashe për shkak të sulmeve Houthi në Jemen dhe anijet janë të detyruara të marrin rrugë të tjera, më të shtrenjta rreth Afrikës.

Për shkak të gjithë kësaj, revista britanike arrin në përfundimin se është gabim i madh të injorosh Sudanin. Është e gabuar, thonë ata, të mendosh se nuk mund të bëhet asgjë. Qeveritë demokratike duhet të bëjnë më shumë për të shpëtuar jetë njerëzore. Një qasje më konstruktive duhet të ketë dy prioritete, ku e para është shpërndarja e shpejtë e ndihmës për të reduktuar vdekjet nga uria dhe sëmundjet. /tesheshi.com/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts