Bota

Seanca vendimtare për fatin e Fredi Belerit, eurodeputeti kërkon lirimin me kusht! Momenti kur mbërrin në gjykatë me pranga në duar

seanca vendimtare per fatin e fredi belerit eurodeputeti kerkon lirimin me kusht momenti kur mberrin ne gjykate me pranga ne duar
seanca vendimtare per fatin e fredi belerit eurodeputeti kerkon lirimin me kusht momenti kur mberrin ne gjykate me pranga ne duar





































Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier është paraqitur sërish eurodeputeti Fredi Beleri, i cili kërkon lirimin me kusht.

Tre seancat e mëparshme kane dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili do të shqyrtojë provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

Prokurori i çështjes është Oljana Gjergjefi, e cila do të përfaqësojë akuzën. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.

Ndryshe nga herët e tjera sot ka një interes me te madh nga mediat greke.

Fredi Beleri është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

Aktualisht, duke llogaritur edhe afatet e paraburgimit, Belerit i kanë mbetur edhe pak javë nga mbarimi i dënimit, teksa ai kërkon lirim të parakohshëm për pjesën e mbetur.

Beleri është zgjedhur edhe eurodeputet për Greqinë, teksa humbi mandatin si kryebashkiak i Himarës, ku në zgjedhjet e parakohshme të 4 Gushtit u zgjodh socialisti Vangjel Tavo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts