Bota Sport

Barazimi me Romën, Tiago Mota: Rezultat i drejtë, pas disa muajsh e them objektivin e sezonit

barazimi me romen tiago mota rezultat i drejte pas disa muajsh e them objektivin e sezonit




































Tiago Mota është i kënaqur përgjysmë. Trajneri i Juventusit kërkonte 3 pikët në duelin ndaj Romës, por skuadra e tij nuk ia doli që të shënonte të paktën një gol dhe pastaj të mendonte për të administruar rezultatin.

mota

Megjithatë ia doli që të mos pësonte dhe kjo është diçka pozitive mbi të cilën mund të punojë në të ardhmen. Mota ka arritur që të ndryshojë fytyrën e prapavijës së kësaj skuadre dhe për këtë është shumë i lumtur.

“Nuk mund të them që është një barazim i mirë sepse donim të shkonim në pushimin e kombëtareve me 3 fitore. Por në futboll nëse nuk fiton, është mirë të mos humbasësh. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe jam i kënaqur prej tyre. Tani kemi 2 javë për të punuar dhe për të njohur sa më shumë njëritjetrin. Lojtarët që kanë ardhur në merkato kanë kualitet, por sigurisht që duan kohën e tyre. Jam i bindur që do të na ndihmojnë dhe do të na japin një dorë në vazhdimësinë e sezonit”, tha fillimisht trajneri.

Ai më tej e pranoi rezultatin dhe foli për objektivat.

“Ishte ndeshje e ekuilibruar dhe rezultati i drejtë. Në pjesën e dytë kishim më shumë qarkullim topi, por jo raste. Vlahoviç? Më pëlqeu e gjithë skuadra, por duhet të përmirësohemi. Jemi thjesht në javën e tretë të kampionatit dhe kemi sfiduar vetëm një skuadër të fortë dhe me trajner të zotin. Meritë e Romës që nuk kishim ritmin e duhur. Është normale që të kishim edhe pak rënie fizike. Objektivi? Sigurisht që e kam në mendje objektivin sezonal të Juventusit, por nuk mund ta them tani. Pas disa muajsh do të shprehem pasi të shohim ecurinë sepse nuk është e lehtë. Jemi një ekip i ri dhe na duhet kohë”, përfundoi Mota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts