Sport

Madridi feston me Mbappe, “gjeli” realizon “dopietë”, mediat në delir: Erdhi (VIDEO)

madridi feston me mbappe gjeli realizon dopiete mediat ne delir erdhi video

4 ndeshje 8 pikë, por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që më në fund Kylian Mbappe arrin të zhbllokohet. Ylli francez feston në “Bernabeu” me një “dopietë” golash, njeriu i ndeshjes përballë Betis. Pavarësisht suksesit 2-0 është e qartë që Carlo Ancelotti ka ende punë për të vënë në shina këtë ekip të mbushur më yje.

“Mbretërorët” vuajtën jo pak për të zhbllokuar ndeshjen pasi goli i avantazhit erdhi në minutën e 67-të, ku Valverde me një super assist nxori Mbappe të vetëm përballë portierit me francezin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Në të 75-tën ishte Vinicius jr që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Mbappe u tregua i saktë duke dyfishuar shifrat. Shijon këtë fitore Carlo Ancelotti, për më tepër e ardhur pas një dygolëshi nga Mbappe:

[embedded content]

“Ai nuk ka qenë kurrë nën presion, mund ta pyesni për këtë. Për të është e rëndësishme të shënojë, por për ne ka më shumë rëndësi loja e ekipit”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp. Më shumë se sa Ancelotti festuan mediat spanjolle për këtë dygolësh të Mbappe:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Erdhi”, shkruam Marca në faqen e parë. “Mbappe tani është këtu”, ishte titulli i AS.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts